Pasagjerë me lëvizje të kufizuar
Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit zbaton Rregulloren (ЕЗ) 1107/2006 të Parlamentit Evropian dhe të Këshillit të 5 qershorit të vitit 2006 e cila ka të bëj me të drejtat e personave me hendikep dhe me lëvizje të kufizuara kur udhëtojnë me avion.
Aeroporti të paktën 36 orë më parë para nisjes duhet të jetë i informuar nga transportuesi ajror i cili transporton pasagjerë me lëvizje të kufizuar.
- Pasagjerët me hendikep dhe pasagjerët me lëvizje të kufizuar të cilët kanë biletë avioni të vlefshëm, pa marr parasysh destinacionin, duhet të paraqiten në Aeroporti Ndërkombëtar i Shkupit më së paku një orë para se të shpallet koha e nisjes, ose në vendet e shënuara për atë qëllim ose në sportelin për paraqitje.
- Pasagjerëve me lëvizje të kufizuar iu jepet përparësi gjatë paraqitjes.
- Gjithandej ka qasje për karrocë për invalidët.
- Janë caktuar vende të shënuara për parkimin e makinave për personat me lëvizje të kufizuar menjëherë para ndërtesës së terminalit në hyrje.
Teksti i plotë i Rregullores (ЕЗ) 1107/2006:
http://eur-lex.europa.eu/LexUriServ/LexUriServ.do?uri=OJ:L:2006:204:0023:003:en:PDF